Disa orë para aksidentit me autobus, një zjarr tjetër në Bullgari la 9 të vdekur
01

Lexo edheFamilja e cila u shua në aksidentin tragjik, të afërm të këngëtares së njohur

Nëntë persona vdiqën në një shtëpi kujdesi në fshatin lindor bullgar, Royak, dhe disa prej banorëve në këtë objekt janë helmuar me gaz, tha të hënën një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë.
Zjarri, që shpërtheu në kultim e drunjtë të qendrës në orët e vona të së hënës, është shuar dhe shtëpia e kujdesit është evakuuar, tha Tihomir Totev, drejtor i departamentit rajonal të zjarrfikësve. Raportohet se në këtë shptëpi kujdesi banonin 58 të moshuar.
“Kur gjashtë automjetet e zjarrfikësve arritën te shtëpia, kulmi ishte përfshirë nga zjarri i madh dhe tymi i zi. Zjarrfikësit filluan që t’i evakuonin banorët, por, fatkeqësisht, nëntë persona e humbën jetën”, tha Totev.
Ai shtoi se shkaktarët e zjarrit janë duke u hetuar, shkruan Reuters.

Lexo edheFamilja e cila u shua në aksidentin tragjik, të afërm të këngëtares së njohur