back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaBotëKy është aeroporti më i ngarkuar në botë, priti e përcolli 107...

Ky është aeroporti më i ngarkuar në botë, priti e përcolli 107 milionë njerëz

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Aeroporti “Hartsfield-Jackson” në Atlanta të Shteteve të Bashkuara u shfrytëzua nga 107 milionë udhëtarë vitin e kaluar, duke e bërë atë më të ngarkuarin në botë për 21 vjet me radhë.

Ky aeroport shënoi 3.3 për qind rritje të numrit të udhëtarëve, sipas raportit të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për trafikun ajror, i cili u publikua të hënën.

Ndryshe, në nivel botëror, numri i udhëtarëve që e shfrytëzuan trafikun ajror shkoi në 8.8 miliardë, që paraqet rritje prej 6.4 për qind, ndërsa transporti i mallrave me aeroplanë gjithashtu shënoi rritje, por për vetëm 3.4 për qind.

“Raporti për trafikun botëror të aeroporteve dëshmon se edhe aeroportet e vogla në mbarë botën kanë shënuar rritje të fluturimeve dhe aeroportet e mëdha gjithashtu po rriten”, tha Angela Gittens, drejtoreshë e këtij këshilli.

“Në botë ishin 16 aeroporte që patën më shumë se 40 milionë pasagjerë në vit më 2008, ndërsa tash janë 54 të tilla”, shtoi ajo.

Sipas saj, transporti ajror mbështetet në treg të hapur, i cili duhet të rritet, dhe se politikat izoluese e dëmtojnë atë, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz