Ky është 19 vjeçari që ndërroi jetë pas aksidentit në Istog
dp·

Ka ndërruar jetë një 19 vjeçar në QKUK i cili ishte aksidentuar në Dubravë të Istogut më 29 qershor.
IndeksOnline ka mësuar së viktima është, Gentrit Metaj.
Lajmin për vdekjen e tij për IndeksOnline e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë e Pejës, i cili shtoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Lexo edheFifi publikon foto me nënën
“Ka ndërruar jetë njëri prej të aksidentuarve me datën 29 qershor në fshatin Dubravë të Istogut. Viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Në orët e pasdites jemi njoftuar se ka vdekur. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Gashi./IndeksOnline/














