Kuvendi voton Komisionin për Provimin e Jurisprudencës mes kundërshtimeve të opozitës
dp

Lexo edheKomuna e Gjilanit mbështet me nga 100 euro nënat lehona për vitin 2026

Pavarësisht kritikave të ashpra të opozitës, mazhoranca ka votuar për duke ia dhënë këtij vendimi 63 vota për.
Doarsa Kica-Xhelili paralajmëroi për pasoja në sistemin e drejtësisë.
“Këta njerëz do të vlerësojnë gjyqtarë e avokatë… ia bëni ju këtë mëkat këtij vendi?” tha ajo.
Armend Zemaj ngriti shqetësime për ndërhyrje politike.
“Ju po na frikësoni… me çfarë standardi publik jeni tu punu?” deklaroi ai.
Donika Gërvalla, nga ana tjetër, e quajti procesin një sinjal pozitiv.
“Sinjali që kemi përçuar me këtë komision është shumë sinjal pozitiv,” tha ajo.
Në këtë komision janë emëruar:
Arian Gashi Kryetar;
Ersan Qavolli, zv kryetar;

Lexo edheKomuna e Gjilanit mbështet me nga 100 euro nënat lehona për vitin 2026
Lumni Sallauka;
Arsim Hamza;
Anita Prenaj Krasniqi;
Suada Rama Hamza;
Burim Shala;
Nehat Qelaj;
Bujar Muzaqi;
Hysni Ismaili. /Lajmi.net/
