Kuvendi ua heq privilegjin e transportit punëtorëve serbë të administratës
BILLI

Lexo edheJanjiq: Grenelli paguhet 100 mijë dollarë në muaj nga Serbia për lobim

Kuvendi i Kosovës që nga fillimi i këtij muaji, më nuk do t’ua paguajë shërbimet e transportit të gjithë stafit civil të komunitetit serb.
“Punëtorëve të stafit civil të përkatësisë serbe iu ka heq transporti”, është shprehur një burim për Klankosova.tv.
Sipas këtij burimi, arsyeja e marrjes së këtij vendimi është se ai që ka qenë duke u zbatuar nuk ka pasur mbështetje ligjore.

Lexo edheJanjiq: Grenelli paguhet 100 mijë dollarë në muaj nga Serbia për lobim
“Nuk iu takon me ligj. Ka qenë vetëm një privilegj shtesë për ta”, njofton Klankosova.tv
Kujtojmë se deri më tani, të gjithë punëtorët e administratës së Kuvendit të Kosovës transportin prej shtëpisë deri në punë e kanë pasur të mbuluar nga vet kuvendi.