Kuvendi mblidhet të enjten, shqyrtohen edhe tri projektligje
dp
Lexo edhePresidentja dekoron gjeneralin amerikan Osborn, me Medaljen Presidenciale Ushtarake
Në njoftim për media të këtij institucioni thuhet se seanca plenare do të fillojë në orën 12;00.
Në rend dite do të jenë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Regjistrimin e bujqësisë dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Në këtë seancë do të shqyrtohet edhe Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025 si dhe disa pika të tjera të rendit të ditës.

Lexo edhePresidentja dekoron gjeneralin amerikan Osborn, me Medaljen Presidenciale Ushtarake