Kuvendi i Kosovës ndriçohet sonte me ngjyrë portokalli në shenjë kundër dhunës me bazë gjinore
dp

Lexo edhePeci mohon përleshjen në Kuvendin e Mitrovicës: Pretendimet janë të pavërteta, kemi video-incizime

Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, sonte do të ndriçohet me ngjyrë portokalli ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Kuvendit, ndezja e dritave portokalli do të bëhet në orën 18:30.
Ky aktivitet synon të shprehë solidaritetin dhe përkushtimin institucional në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për këtë çështje shoqërore.
Lexo edhePeci mohon përleshjen në Kuvendin e Mitrovicës: Pretendimet janë të pavërteta, kemi video-incizime
Ngjyra portokalli simbolizon një të ardhme pa dhunë ndaj grave dhe vajzave