Ambasada e Francës njofton: Aplikimi i parë për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online
dp

Lexo edhePolicia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Ambasada e Francës në Prishtinë ka njoftuar shtetasit francezë se aplikimi i parë për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online, përmes platformës shtetërore e-Kosova.
Sipas njoftimit të ambasadës, shtetasit e huaj që dëshirojnë të pajisen me lejeqëndrim në Kosovë nuk kanë më nevojë të paraqiten fizikisht në institucionet përkatëse për të dorëzuar aplikimin e parë.
Megjithatë, ambasada ka sqaruar se aplikimi online duhet të bëhet nga brenda territorit të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Lexo edhePolicia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë
Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se shtetasit e huaj tani mund të dorëzojnë kërkesën e tyre të parë për leje qëndrimi në Kosovë online përmes platformës e-Kosova, pa pasur nevojë të vizitojnë fizikisht institucionet përkatëse.
Megjithatë, kërkesa duhet të dorëzohet nga brenda territorit të Kosovës.