Kuvendi i Drenasit, Lladrovci raporton edhe për punën e vitit 2018
Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 8 pika për rend dite, në mesin e tyre edhe Plani i Veprimit për Përmbushje të Transparencës 2019-2023.
Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Gani Sylaj, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili e ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe monitorues të KDI-së.
Më poshtë ju elaborojmë të gjitha pikat që kanë kaluar pas diskutimeve;
Pika e parë e rendit të ditës, procesverbali i mbledhjes së rregullt të datës 31.01.2019 ka kaluar pa diskutime.
Pika e dytë e propozim vendimit për formimin e komisionit për përgatitjen e Rregullores për organizimin e punës në institucionet Edukativo-Arsimore në Komunën e Drenasit ka kaluar me këtë përbërje;
Laura Vrellaku, Hazir Elshani dhe Mehdi Kurrumeli nga ekzekutivi, Arta Xhylani dhe Nexhmedin Bala nga legjislativi dhe Arben Nika nga shoqëria civile.
Pika e tretë e propozim vendimit për formimin e komisionit për plotësim ndryshimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba ka kaluar me këtë përbërje;
Shehrije Mustafa, Hamdi Krasniqi dhe Ruzhdi Lestrani nga ekzekutivi, Hamit Kastrati, Petrit Sinani dhe Burim Bujupi nga legjislativi dhe Visar Gashi nga shoqëria civile.

Lexo edheDrenas, njoftim për grante që ofrohen nga MTI-ja
Pika e katër e propozim vendimit për formimin e komisionit për çështje të banimit të përkohshëm social ka kaluar me këtë përbërje;
Lumturije Kiçina, Besart Bajrami dhe Jeton Prokshi nga ekzekutivi, Naim Gjeli, Elmi Shala dhe çeqir Kiqina dhe Jetmira Morina nga shoqëria civile.
Në pikën e pestë, është diskutuar raporti i punës Janar-Dhjetor 2018 i Kryetarit të Komunës, ku kryetari para anëtarëve të Kuvendit ka raportuar për punën një vjeçare.
Pika e gjashtë e propozim vendimit për Planin e Veprimit për Përmbushje të Transparencës 2019-2023 ka kaluar.
Pika e shtatë e propozim vendimit për ndryshimin e emrit të projektit për shpenzime kapitale ka kaluar po ashtu.
Në pikën e tetë, të ndryshme, nga anëtarët e Kuvendit të Komunës janë diskutuar disa çështje ne interes të përgjithshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit si dhe janë dhënë rekomandimet për pikat e rendit të ditës për mbledhjen e radhës të Kuvendit. Me gjerësisht mbledhjen e dytë të rregullt të Kuvendit mund ta përcjellni edhe përmes ueb faqes zyrtare të Komunës dhe në kanalin YouTube.














