BallinaLajmeKush është Mentor Shabani? Serbia në ‘kërkim’ të komandantit të aksionit që...

Kush është Mentor Shabani? Serbia në ‘kërkim’ të komandantit të aksionit që e arrestoi Gjuriqin?

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Mediat dhe autoritetet serbe e kanë filluar gjahun për njerëzit që dje drejtuan aksionin e jashtëzakonshëm policor për arrestimin e Marko Gjuriqit në Mitrovicë.

Agjencia shtetërore serbe e lajmeve, tanjug, në tekstin me titull “Kush është Shabani, komandanti i aksionit brutal në Mitrovicë”, thekson se personi që e ka drejtuar tërë aksionin për arrestimin e Gjuriqit është Mentor Shabani.

“Pak dihet për këtë njeri, ndërsa dje manifestoi atë që e ka mësuar gjatë stërvitjeve në bazën ‘Adem Jashari’”, shkruan tanjug, transmeton lajmi.net

Mirëpo, nuk ka detaje se për çfarë baze bëhet fjalë dhe cila është kjo bazë që mban emrin “Adem Jashari”?

“Kush është koloneli i Policisë së Kosovës i cili komandoi në implementimin e planit operativ, i aktivizuar pas paralajmërimit për vizitë në Kosovë të drejtorit të zyrës për Kosovë dhe sekretarit të presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq?”, pyet tanjug.

Të kujtojmë se dje në konferencën e jashtëzakonshme për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ai tha se do të përgjigjen para organeve të drejtësisë serbe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në arrestimin e Gjuriqit. Ai tha se në mesin e tyre janë edhe dy serbë, por pa dhënë detaje tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz