back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaShqiptareKush është kosovari që u arrestua për grabitjen e milionave në Rinas?...

Kush është kosovari që u arrestua për grabitjen e milionave në Rinas? |Foto

Të ngjajshme

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...

Enver Hoxhaj garanton se PDK do të rrisë të gjitha pensionet mbi 50%

Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme,...
- Advertisement -

Pasditen e djeshme, policia shqiptare vuri në pranga një 50- vjeçar nga Peja si  të dyshuar për grabitjen e ndodhur rreth dy javë më parë në Rinas. Ragip Hajdini u vu në pranga gjatë një aksioni të policisë në Kavajë dhe është personi i gjashtë i arrestuar për vjedhjen e 6.7 milionë eurove në aeroportin e vetëm të Shqipërisë.

Gazeta Express zbulon detaje në lidhje Ragip Hajdinin.

Ai është nga lagjja “Kapeshnicë” e Pejës dhe njihet me emrin “daja”.

Hajdini është shok i ngushtë më një biznesmen të njohur në Kosovë. Deri pak kohë më parë biznesmeni në fjalë ka qenë edhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Kosovë, ndërsa sapo ndodhi grabitja në Rinas, ky i fundit ka zhdukur numrin shqiptar.

Gjithashtu i arrestuari Ragip Hajdini është shok i ngushtë i vëllait të një ministri në Kosovë.

Ndërsa sipas mediave ai është i përfshirë edhe në grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës.

50- vjeçari nga Peja gjatë vitit 2008 ka qenë i burgosur në Gjermani.

“Në vijim të veprimeve  të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit,  informojmë se është kapur dhe ndalur  shtetasi R.H., 50 vjeç, lindur e banues në Pejë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje./Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz