Tjetër tragjedi në familjen Sala, ndërron jetë edhe babai

Pas tre muajsh nga vdekja e futbollistit 28-vjeçar në një aksident ajror, një tjetër tragjedi ka prekur familjen Sala. Mediat shkruajnë se babai i Emiliano Sala ka vdekur nga një atak në zemër.
58-vjeçari vdiq në orët e para të së premtes dhe mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.
Kujtojmë se futbollisti argjentinas, Emiliano Sala humbi jetën në një tragjedia ajrore, së bashku me pilotin David Ibbotson.
Avioni i “Piper Malibu” në të cilin udhëtonin po zbriste në Kanalin Anglez më 21 janar, dy ditë pasi Cardiff e kishte bërë marrëveshje për shitjen e futbollistit. 28-vjeçari ishte duke u përgatitur për të filluar një karrierë të re në Premier Ligë pasi u shit nga klubi francez.
Trupi i tij u gjet në fund të detit në rrënojat e avionit më 7 shkurt, ndërsa trupi i pilotit Ibbotson, 59-vjeçar ende nuk është gjetur.

Lexo edheMerr peng maqedonasin për borxhin e mikut, arrestohet një shqiptar
Vdekja e 28-vjeçarit preku shumë familjen argjentinase dhe ata shpresuan shumë që futbollisti të gjendej e jetë.
Babai i Emilianos, Horacio Sala foli për mediat kur u gjet turpi i pajetë i të birit se:
-Nuk mund ta besoj. Kjo është një ëndërr. Një ëndërr e keqe. Unë jam i dëshpëruar.















