back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeKush është gjenerali serb që kërcënoi Kosovën: I lindur në Mitrovicë, luftoi...

Kush është gjenerali serb që kërcënoi Kosovën: I lindur në Mitrovicë, luftoi në Kosovë, Bosnjë e Kroaci

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Gjenerali serb, Milan Mojsilovic, që dje deklaroi se ushtria e Rusisë e mbështet atë të Serbisë në çështjen ndaj Kosovës, vjen nga Mitrovica e madje edhe ka marrë pjesë në luftën mes dy shteteve.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe ka lindur në Mitrovicë, më 3 gusht 1967. Ndërsa, në krye të ushtrisë së vendit serb, erdhi shtatorin e vitit që lam pas.

Mojsilovic ka marrë pjesë edhe në luftën e Serbisë me Kosovën. Ai me fillim të luftës është transferuar te Brigada 243 e Ushtrisë Jugosllave në Ferizaj.

Përveç në Kosovë, ai luftoi edhe kundër Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë.

Dje, gjenerali serb u bë kryelajm në mediat e Kosovës, pikërisht për një deklaratë të tij kërcënuese ndaj vendit, ku tregon se ushtria që e udhëheqë, qëndron e gatshme e madje e ka edhe përkrahjen e Rusisë, shkruan Gazeta Metro.

“Kemi përkrahjen nga zyrtarët e lartë ushtarakë rusë se si të veprojmë lidhur me çështjen e Kosovës. Natyrisht se jemi të interesuar për sigurinë e serbëve jo vetëm në veri të Kosovës, por në gjithë vendin”, tha Mojsilovic gjatë vizitës zyrtare në Moskë.

Kujtojmë se pas kësaj deklarate, ka pasur reagime të shumta nga zyrtarë të vendit, të cilët kanë thënë se me këto veprime Serbia po tenton t’i kundërvihet NATO’s.

Të Fundit

Sport

ShowBiz