BallinaLajme“Kush e ka paguar me bo artikull të tillë” – Haliti thotë...

“Kush e ka paguar me bo artikull të tillë” – Haliti thotë se Bashën duhet ta marrin në pyetje organet e drejtësisë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti ka kritikuar kryeparlamentarin e ri Dimal Basha pas publikimit të një artikulli që, sipas Halitit, është në dëm të figurës së UÇK-së dhe pjesëmarrësve të saj.

Haliti tha se nuk ishte në dijeni për ekzistencën e një artikulli të Bashës, duke thënë se organet e drejtësisë duhet ta marrin në pyetje atë.

“Pse unë nuk e kam ditur që ekziston një artikull i tillë, të paktën nga njerëzit e PDK-së në qoftë se e kanë ditur? Asnjë prej drejtuesve politik të UÇK-së nuk janë sot drejtues të institucioneve të Kosovës, Dimal Bashën duhet me e marrë në pyetje organet e drejtësisë në Kosovë, në votimin e krye parlamentarit janë bashkuar të gjithë ata që nuk kanë lidhje me UÇK-në, më vjen keq për disa që kanë qenë pjesë e UÇK-së dhe kanë votuar”, tha Haliti në Tëvë1.

Më tej, ai shtoi se në votimin për kryeparlamentarin janë bashkuar të gjithë ata që nuk kanë lidhje me UÇK-në, duke shprehur keqardhje për disa ish-pjesëtarë të saj që, sipas tij, kanë votuar gabimisht.

Derisa, ai kërkoi nga Kurti që ta shkarkojë Bashën nëse ky i fundit nuk jep dorëheqje, duke e akuzuar për shërbim ndaj agjendave të huaja.

“Unë besoj që ai nuk do të jap dorëheqje atë duhet ta shkarkoj kryeministri në qoftëse duhet sepse ata e kanë zgjedhur deputetët e parlamentit. Kushtetuta dhe vendi ynë nuk duhet me pranua bedel të tillë të shërbimit të ndryshme të huaja të cilët punojnë për ta. Unë edhe sot edhe në të ardhmen kam me kërkua llogari: kush e ka paguar Dimal Bashën me bë artikull të tillë kundër UÇK-së?”, përfundoi Haliti

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz