BallinaLajmeI dyshuari për vrasjen në Shkodër: Më akuzonte se i kisha vjedhur...

I dyshuari për vrasjen në Shkodër: Më akuzonte se i kisha vjedhur portofolin, iu betova se nuk isha unë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Pasi u vetëdorëzua tek autoritetet policore të Shkodrës në orët e para të së premtes, i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në fshatin Abat të Shkodrës, Ndoc Maçaj, ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor.

Sipas ABC News, i dyshuari deklaroi se e kreu krimin pas një konflikti të vazhdueshëm me viktimën, Piro Prroni, pasi ky i fundit e akuzonte se prej një muaji i kishte vjedhur portofolin – veprim të cilin 58-vjeçari Ndoc Maçaj e mohon.

“Iu betova që nuk e kisha vjedhur unë”, ka qenë kjo fjalia që Maçaj ka deklaruar përpara hetuesve, duke shtuar se, pavarësisht insistimit të tij, viktima vijonte ta akuzonte.

Mbrëmjen e së enjtes, teksa qëndronin bashkë, ai ka treguar se 61-vjeçari e kishte akuzuar sërish dhe e kishte ofenduar. Për këtë arsye, autori nxori armën dhe e qëlloi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz