BallinaLajmeMerz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë “për muaj të tërë”

Merz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë “për muaj të tërë”

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha më 29 gusht se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të vazhdojë për “muaj të tërë” pavarësisht përpjekjeve të fundit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit.

Duke folur së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Francë, Merz tha se ai nuk ka “iluzione” për mundësinë e një përfundimi të shpejtë të luftës dhe u zotua se “ne nuk do ta braktisim Ukrainën”.

Merz tha se nuk ishte “i befasuar” nga vonesat e vazhdueshme të Kremlinit mbi përpjekjen e presidentit amerikan, Donald Trump, për të organizuar bisedime të drejtpërdrejta mes liderit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ajo është pjesë e strategjisë së këtij presidenti rus”, tha ai.

“Që më herët këtë javë më u bë e qartë se presidenti Putin nuk është i gatshëm të takohet me presidentin Zelensky dhe ka vendosur kushtet paraprake që janë krejtësisht të papranueshme”, shtoi ai.

Kancelari gjerman gjithashtu tha se mbajtja e aleatëve të Ukrainës të bashkuar në të ashtuquajturën “koalicion të vullnetit” është “një nga detyrat tona më urgjente”.

Presidenti Trump ka mbajtur një samit me Putinin në Alaskë më 15 gusht. Më pas, ai ka pritur në Shtëpinë e Bardhë për bisedime Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë. Udhëheqësi amerikan ka vendosur një afat dyjavor për të parë se si do të sillen palët, pas së cilit do të vendosë se si do të veprojë./REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz