Kusari-Lila reagon pas tensioneve në Kuvend: Sulmi me vezë ishte surreal, nervoza e deputetëve doli jashtë kontrollit
dp

Lexo edheRrezik i madh në Vranjefc, zjarri po iu ofrohet shtëpive

Kusari-Lila e ka cilësuar si “surreale” ngjarjen e sulmit me vezë, duke thënë se ajo dëshmoi se nervoza dhe tensionet e deputetëve tashmë kanë dalë jashtë kontrollit.
“Nuk kam çfarë të shtoj për veprimin e deputetes, përveçse të uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti dhe që, bashkë me grupin e saj parlamentar, të arrijnë të kuptojnë se me praninë dhe votimin e tyre për konstituimin e institucioneve mund të kontribuojnë shumë më dobishëm për vendin sesa me veprime të tilla”, ka shkruar Kusari-Lila.
Ajo ka bërë thirrje që deputetët të fokusohen në përgjegjësinë e tyre institucionale dhe në funksionalizimin e institucioneve të vendit, duke vlerësuar se përplasjet dhe veprimet e tilla nuk i shërbejnë procesit politik dhe as interesit të Kosovës. /Lajmi.net/

Lexo edheRrezik i madh në Vranjefc, zjarri po iu ofrohet shtëpive