Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKusari-Lila për bllokadën në Kuvend: T’i thërrasim mendjes, ta kapërcejmë ngërçin

Kusari-Lila për bllokadën në Kuvend: T’i thërrasim mendjes, ta kapërcejmë ngërçin

Të ngjajshme

KFOR-i përforcon angazhimin për paqe të qëndrueshme

Ushtarët amerikanë të Komandës Lindore të KFOR-it, sot kanë...

Zyrtare: Kjo është 11-shja startuese e Dritës kundër Kopenhagenit

Sonte nga ora 19:00, kampioni i Kosovës, FC Drita...

Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit

Ligjvënësit ukrainas kanë vendosur për ashpërsimin e kufizimeve ndaj...

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, u bëri thirrje të gjitha partive pa dallim që t’i thërrasin mendjes, të ulin tonin e polarizimit dhe ndasive dhe të kapërcejmë këtë ngërçin institucional në Kuvendin e Kosovës.

Ajo tha se një obligim kushtetues është shndërruar në veprim politik nga subjekte të caktuara.

“Jemi gjithë dëshmitarë të 50 përpjekjeve të dështuara për Kuvendin e Kosovës, në të cilin institucione, subjekte të caktuara, fatkeqësisht kanë vendosur që një obligim kushtetues ta marrin si një veprim politik. Edhe sot, nga këtu, thirrje të gjitha partive pa dallim që t’i thërrasin mendjes, të ulin tonin e polarizimit dhe ndasive, të cilat po mundohen të ushqehen në Kuvendin e Kosovës, të marrin pjesë në votim sipas vullnetit të tyre dhe të kapërcejmë këtë ngërç, i cili po i kushton vendit dhe qytetarëve të saj.Më e rrezikshme është humbja e besimit nga brenda dhe e kemi vështirë ta rikthejmë dinamikën e angazhimit, qoftë për të mirën e vendit, qoftë për të mirën e tyre”, tha Kusari-Lila.

Ajo komentet i bëri në konferencë për media të partisë Alternativa, që e drejton, me ç’rast bëri të ditur se Alternativa do të garojë e vetme në zgjedhjete lokale në gjashtë komuna.

- Advertisement -

Të Fundit