Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArdon Jashari rikthehet në stërvitje me Club Brugge

Ardon Jashari rikthehet në stërvitje me Club Brugge

Të ngjajshme

Portali belg “Het Laatste Nieuws” ka përditësuar sot situatën e mesfushorit shqiptar të Zvicrës, Ardon Jashari, i cili vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në merkaton e verës.

Sipas “HLN”, Jashari është rikthyer në stërvitje me ekipin e tij, Club Brugge, megjithatë jo ende në seanca të plota me grupin, por në një program të personalizuar. Kjo pritet të shërbejë si një fazë tranzicioni, ndërkohë që e ardhmja e tij mbetet e paqartë.

Ndërkohë, AC Milan vazhdon ta ketë në krye të listës së dëshirave. Pas raportimit ku u zbulua për herë të parë interesimi konkret i kuqezinjve për mesfushorin 21-vjeçar, kontakti mes palëve nuk është ndërprerë.

Milan shpreson që Brugge të jetë i gatshëm të negociojë, edhe pse deri tani nuk është dhënë asnjë sinjal zyrtar për pranimin e një oferte.

Një sinjal domethënës për situatën e pazgjidhur të Jasharit është mungesa e tij në listën e skuadrës për ndeshjen e Superkupës belge kundër Union Saint-Gilloise, e zhvilluar këtë fundjavë. Edhe trajneri Nicky Hayen, në deklaratat për media pak ditë më parë, nuk e përfshiu mesfushorin në planet e menjëhershme, ndërsa nuk e mohoi mundësinë e një largimi të tij.

Situata pritet të qartësohet në ditët në vijim, ndërsa Club Brugge duhet të vendosë nëse do të lejojë largimin e një prej lojtarëve më të talentuar të brezit të ri zviceran.

- Advertisement -

Të Fundit