HomeLajme​Kurti vizitoi Inspektoratin Policor të Kosovës: Një IPK e fortë do të...

​Kurti vizitoi Inspektoratin Policor të Kosovës: Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër

Të ngjajshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vizitoi sot Inspektoratin Policor të Kosovës(IPK), institucion për të cilin tha se është tejet i rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe në themel të besimit publik në Republikën e Kosovës.

Kurti tha se viteve të fundit IPK-ja ka rritur ndjeshëm efikasitetin në trajtimin e ankesave të qytetarëve, duke u shndërruar në një adresë të besueshme institucionale për çdo shqetësim ndaj veprimeve të policisë sonë.

“Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër. Një polici më e pastër do të thotë një shtet më i drejtë dhe një shtet më i drejtë do të thotë më shumë besim për qytetarët”, tha ai.

Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se Inspektorati Policor i Kosovës e ka forcuar praninë institucionale në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe katër komunat në veri të vendit, duke rritur qasjen, besimin dhe barazinë institucionale për të gjithë qytetarët. Thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit në detyrë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz