HomeSportAltach zyrtarizon largimin e Atdhe Nuhiut

Altach zyrtarizon largimin e Atdhe Nuhiut

Të ngjajshme

Edhe zyrtarisht, Atdhe Nuhiu është larguar nga pozita e ndihmës trajnerit, te skuadra austriake, SCR Altach.

Ish-sulmuesi i Kosovës, pas kësaj pervoje synon që gjatë vereës të gjej një punë të re, ku dëshiron të jetë trajner kryesor në ndonjë skuadër, shkruan IndeksOnline.

”Faleminderit për gjithçka, Atdhe!

Atdhe Nuhiu nga vera nuk do të jetë më pjesë e stafit të trajnerëve. Klubi dhe ndihmëstrajneri kanë vendosur të ndajnë rrugët me marrëveshje të përbashkët.

Faleminderit për angazhimin dhe kontributin tënd gjatë viteve të fundit dhe të urojmë vetëm suksese në rrugëtimin tënd të ardhshëm!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndërkohë Atdhe Nuhiu do të vazhdoj të jetë ndihmës trajner i Franco Fodas te Përfaqësuesja e Kosovës./IndeskOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz