Mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani, po vazhdon të dëshmojë formën e tij fantastike në elitën e futbollit italian.
Futbollisti i Lecce kryeson listën e lojtarëve me distancën më të madhe të përshkuar në Serie A për sezonin 2025/26, me plot 421.58 kilometra të vrapuara, shkruan IndeksOnline.
Statistikat e publikuara nga Serie A tregojnë dominimin fizik të Ramadanit, i cili ka lënë pas futbollistin Bryan Cristante të Romës dhe Morten Frendrupin e Genoas.
Paraqitjet e tij këtë sezon kanë qenë vendimtare për Leccen, ku angazhimi i tij bëri që skuadra të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit italian edhe për sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/