Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Pashkët Ortodokse për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti i uroi të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë si dhe shqiptarët që festojnë në mërgatë.
Postimi i plotë:
Gëzuar Pashkën besimtarëve ortodoksë!
Në këtë ditë të Ringjalljes, besimi bëhet qëndrim dhe veprim. Prej tij nis ndryshimi e përkushtimi te secili, në familje, në shoqëri.
Urime festën e shenjtë të Pashkës të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë!
Urime edhe të gjithë shqiptarëve ortodoksë në trojet tona e në mërgatë!
Besim e mirësi në çdo shtëpi e për shumë mot Pashka!