Kurti u drejtohet qytetarëve të veriut në serbisht: Ftoj të aplikoni për vendet e lira të punës
dp

Lexo edheBastisje në Prizren, arrestohen katër persona në mesin e tyre një kolonel – dyshime për “detyrim dhe shmangie nga tatimi”

Në këtë mesazh, Kurti ka garantuar se procesi i përzgjedhjes do të bazohet në parimet e meritokracisë, duke theksuar se çdo qytetar që i plotëson kriteret, pavarësisht përkatësisë etnike, do të trajtohet në mënyrë të barabartë.
“Ftoj të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kontribuojnë në sektorin publik, të aplikojnë për pozitat e hapura. Përzgjedhja do të bëhet sipas meritës,” është shprehur ndër të tjera Kurti në adresimin e tij.
Ai gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e integrimit dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës, duke shtuar se shteti u takon të gjithëve, dhe se të gjithë duhet të kenë mundësi të barabarta për punësim dhe avancim.

Lexo edheBastisje në Prizren, arrestohen katër persona në mesin e tyre një kolonel – dyshime për “detyrim dhe shmangie nga tatimi”