HomeLajmeKurti: Shtesat për lehonat prej 500 eurosh janë ekzekutuar sot, mund të...

Kurti: Shtesat për lehonat prej 500 eurosh janë ekzekutuar sot, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të dalin në xhirollogari

Të ngjajshme

Ky është i riu që u dërgua pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete në orët...

Paderborni “çon” Wolfsburgun në Bundesliga 2

Ka përfunduar ndeshja e play-offit të Bundesligas mes Paderbornit...

“Ta kom fal”, Yll Limani po vjen me këngë të re

Këngëtari i njohur, Yll Limani po vjen me një...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njofton se gjatë ditës së sotme është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat në vlerë prej 500 euro.

Kurti shkruan se pagesa është ekzekutuar me sesionin e fundit bankar, dhe “mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë e secilit”.

Postimi i tij i plotë:

Sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat me vlerën e re, të rritur. Nga tash 500 euro.

Të premten e kaluar, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, morëm vendim ndër të tjera që të mos prisnim korrikun, kur paga minimale bëhet 500 euro, në mënyrë që edhe shtesat për nënat lehona të rriten në të njëjtën vlerë.

Meqenëse pagesa është ekzekutuar me sesionin e fundit bankar, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë e secilit.

I gëzofshin të gjitha nënat dhe familjet!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz