back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKurti refuzon të thotë prerazi nëse e kthen reciprocitetin ndaj Serbisë

Kurti refuzon të thotë prerazi nëse e kthen reciprocitetin ndaj Serbisë

Të ngjajshme

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Zelensky: Duhet të krijojmë një mburojë ajrore efektive mbi Evropën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se një...

Debat për ruajtjen e kufirit të shpejtësisë 50 km/h në rrugët kryesore të Zvicrës

Me një rishikim të rregullores së sinjalistikës dhe asaj...

Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti, është pyetur për çështjen e reciprocitetit, ku për të cilën hezitoi të përgjigjet prerazi.

Gazetari Astrit Gashi i ka bërë një pyetje të drejtpërdrejtë Kurtit duke i thënë se a do ta riktheni reciprocitetin me Serbinë? “A do ta riktheni reciprocitetin?”, ka pyetur Gashi.

Ndërsa Kurti është përgjigjur me lajka duke mos dhënë një përgjigje definitive.

“Reciprociteti është më thellë se plan sepse është parim. Pra ka një dimenzion normatikv përvec se atij utilitar dhe deri vonë nga koncepti i barazisë. Është parim themelor i marrëdhënieve ndërkombëtare. Pse do duhej të ishte kaq e jashtëzakonshme të vendosej reciprociteti, kur është gjëja më e zakonshme për një shtet që e thërret veten të pavarur dhe sovran. Ndoshta e ka bërë të pazakontë fakti që vendimi i parë që e mori qeveria që po ikë, ishte heqja e reciprocitetit”, është shprehur Kurti.

Ndërsa tjetër gazetar e ka pyetur se kur do ta vendos reciprocitetin qeveria e tij nëse vjen në pushtet.

“Kur do ta vendosni reciprocitetin?”, ka pyetur Panduri.

“Është cështje ditësh ose javësh, por kurrësesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca, por është një ndër gjërat e para që do ta bëjmë”, është përgjigjur Kurti.

Ka pyetur përsëri Panduri.

“Pra, në rast se Qeveria Kurti vjen në pushtet do ta vendos reciprocitetin?”.

Megjithatë, Kurit përsëri ka hezituar të përgjigjet prerazi.

“Po… shikoni, me 25 mars kanë rrëzuar një qeveri që e ka pasur reciprocitetin brenda programit si parim, që është më thellë si plan. Ne duam të vazhdojmë punët e mira aty. Vetëm nga pikëpamja e kësaj qeverie që po ikë, duket e pazakonshme. Pra, unë refuzoj ta pranoj pazakonshmërinë e reciprocitetit”, shtoi Kurti./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz