BallinaLajmeKurti: Prilli vendimtar për të dalë nga kriza shëndetësore, sot mblidhet qeveria...

Kurti: Prilli vendimtar për të dalë nga kriza shëndetësore, sot mblidhet qeveria për të diskutuar masat

Të ngjajshme

Vrasja tragjike në Klinë: Caktohet masa e ndalimit 48-orëshe për të dyshuarin

Prokuroria Themelore dhe Policia e Pejës kanë njoftuar se...

Rooney tregoi se kundër cilit lojtar e urrente të stërvitej

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka rrëfyer se...

Arrestohet personi që goditi gruan në Ferizaj

I dyshuari M.S. për rrahjen e një gruaje në...

Vdes në moshë të re aktori i famshëm amerikan

Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e...

Evertoni e ‘shkatërron’ Chelsean, ia vazhdon krizën e rezultateve

Everton siguroi fitoren e parë në shtëpi këtë sezon...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës që zhvilloi në komunën e Gjilanit, tha se muaji prill do të jetë vendimtar për të dalur nga kriza që është përhapur edhe në Kosovë nga virusi COVID 19.

“U njoftum për së afërmi me të gjitha përgatitjet dhe masat parandaluese në nivelin lokal dhe ato që i referohen të gjitha komunave të Kosovës. Jemi të gatshëm, të interesuar, të përkushtuar që këtë lakoren e shpërndarjes së COVID 19 ta shtyjmë sa më shumë në kohë dhe ngritjen e saj ta bëjmë sa më të pakët që ta parandalojmë këtë pandemi që deri tash i mori jetën 3 qytetarëve. Organizimi ynë qendror e lokal është shembullor dhe këtë po e thonë edhe tjerët. Duhet ta vazhdojmë sidomos në muajin prill sepse është vendimtar që të dalim nga kjo krizë sa më shpejtë”, tha ai.

Kurti tha se do të përqëndrohen vetëm tek luftimi i virusit, ndërsa shtoi se organizimi lokal e qendror është shembullor.

“Nuk kemi kohë të humbim me çështjen e ping pongut politik, nuk mund të ketë temë tjetër kur s’mund të ketë prioritet tjetër. Jemi të angazhuar në luftimin e virusit dhe nëse e shpërqëndrojmë veten në cështje tjera do ta dobësojmë veten në frontin jetik të shëndetit publik”, tha ai, raporton GazetaBlic.

E shtoi se sot do të ketë një mbledhje qeveritare për masat ndaj koronavirusit.

“Sot do të kemi një takim në qeveri, takim online. Lidhur se si do të vazhdojmë me masat në vijim në mënyrë që të kemi kufizim të lëvizjes sepse lëvizja e qytetarëve është lëvizje e virusit”, tha Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz