Kurti pret rreth 25 studentë nga mërgata: Diskutuam për zhvillimet politike dhe mundësitë për bashkëpunim
dp

Lexo edheDita e 71-të e tubimit në Shqipëri/ Protestuesit marshojnë përpara Kryeministrisë, thirrje kundër klasave politike

Sipas Kurtit, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, rolin e të rinjve nga mërgata dhe mundësitë për një bashkëpunim më të strukturuar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe të rinjve jashtë vendit.
“Në bashkëbisedimin tonë, diskutuam për zhvillimet politike në vend, rolin e të rinjve dhe të rejave mërgimtarë si dhe mundësitë për një bashkëpunim më të strukturuar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe të rinjve tanë jashtë vendit”, ka shkruar Kurti.
Ai ka vlerësuar se përvojat e studentëve nga studimet dhe angazhimet e tyre shoqërore jashtë vendit përbëjnë një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.
“Idetë që janë zhvilluar nga përvojat e tyre në studime dhe në angazhimet shoqërore jashtë vendit janë një potencial i rëndësishëm për progresin e vendit tonë”, ka deklaruar Kurti.

Lexo edheDita e 71-të e tubimit në Shqipëri/ Protestuesit marshojnë përpara Kryeministrisë, thirrje kundër klasave politike
Kryeministri në detyrë ka thënë se institucionet duhet të krijojnë mundësi që të rinjtë nga diaspora të kontribuojnë në Kosovë.
“Detyra jonë është të krijojmë kushtet dhe mundësitë që ata të kontribuojnë e të bashkëpunojnë për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Kosovë”, ka përfunduar Kurti.