Kurti: Po përpiqemi të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet
dp

Lexo edheTrump sugjeron se tani preferohet presioni ekonomik, jo ushtarak, ndaj Iranit

Kurti foli shkurtimisht para gazetarëve, ku tha tha se është në komunikim me liderët politikë dhe se synimi është arritja e një marrëveshjeje që do t’i hapte rrugë zgjidhjes së ngërçit institucional.
“Jemi në komunikim edhe do të përpiqemi për çdo ditë që ta arrijmë marrëveshjen politike në mënyrë që t’i shmangim zgjedhjet e panevojshme, të paarsyeshme, sepse ato vetëm sa do të përsëriten. Pra u bëj thirrje edhe një herë liderëve të partive të tjera që të diskutojmë e të merremi vesh, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duan zgjedhje, duan zgjidhje. E zgjidhja është marrëveshja politike”, tha ai.
Kurti nuk pranoi të përgjigjet nëse do vazhdoj thirrja e seancës çdo 48 orë nga kryesuesi Avni Dehari./Lajmi.net/

Lexo edheTrump sugjeron se tani preferohet presioni ekonomik, jo ushtarak, ndaj Iranit