HomeLajmeKurti për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore:...

Kurti për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore: Nuk bëhet fjalë për blerje të votave siç po thotë opozita

Të ngjajshme

Nesër fillon fushata, partitë nisin tubimet hapëse

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit nis...

Subjektet politike nisin nesër zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen...

Kurti shkon te familja e heroit Afrim Bunjaku për drekën e Bajramit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ishte për drekën e...

Eurostat: 72.4 milionë qytetarë në BE në rrezik varfërie

Rreth 72.4 milionë persona në Bashkimin Europian vijojnë të...

Foda flet për tre talentët e rinjë të Kosovës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka shprehur...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka tentuar ta arsyetoj vendimin për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore me të cilat udhëton mërgata.

Kurti në postimin e tij tha se ky vendim u bë për shkak të rrezikut të anulimit të të planifikuara gjatë muajve korrik dhe gusht të anulohen për shkak të rritjes së kostos së karburantit, transmeton lajmi.net.

Kryeministri në detyrë pretendoi në fund se nuk bëhet fjalë për blerje votash siç po thotë opozita.

Postimi i plotë:

Subvencionimin e linjave ajrore për destinacione të caktuara e bëjnë shumica e shteteve ne rajon e më gjerë, me qëllim nxitjen e turizmit.

Me mërgatën tonë të mrekullueshme që nuk humb asnjë vit pa ardhur në vendlindje, ne e kemi edhe një arsye më shumë që ta bëjmë këtë. E përballë rrezikut që një pjesë e fluturimeve të planifikuara gjatë muajve korrik dhe gusht të anulohen për shkak të rritjes së kostos së karburantit, vendimi ynë i djeshëm për të subvencionuar linjat ajrore që lidhin destinacionet e mërgatës sonë u bë i domosdoshëm.

Anulimi i fluturimeve në muajt e verës, do të nënkuptonte që një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve të mos mund te vinin siç vijnë zakonisht në muajt korrik dhe gusht. E kjo do të ishte keq për ta dhe familjet e tyre, por do të ishte fatale edhe për ekonominë e vendit. Prandaj kam angazhuar ministrat Hekuran Murati dhe Dimal Basha për të parë mundësinë e një mase që do ta parandalonte një situatë të tillë.

Vendimi i djeshëm për të ndarë 2 milionë euro ka për qëllim subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Aeroportin “Adem Jashari” me aeorportet prej nga vijnë mërgata jonë, dhe mbulon periudhën e mbetur të sezonit veror të aviacionit, që është deri në fund të muajit tetor.

Pra nuk bëhet fjalë për blerje biletash apo ardhje të organizuar për zgjedhje, siç u pretendua nga disa qarqe të bllokut opozitar. Kjo është një skemë mbështetëse sikurse e bëjnë shumica e shteteve të rajonit, e cila mundëson që mërgata jonë të mund të vijnë e të na vizitojnë edhe këtë verë, sikurse çdo vit.

Mërgatë, mirë se vini! ❤️/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz