Kurti: Nuk do të na ndalin në synimin tonë që pasurimi të jetë në përputhje me të hyrat
dp

Lexo edheKurti pas kalimit të Ligjit për Byronë e Pasurisë: Na vonuan për tre vjet e gjysmë, por s’na ndalin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të mund t’i ndalin në synimin që pasurimi të jetë i drejtë dhe i pastër.
Ai kështu është shprehur pas miratimit të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në lexim të dytë sot në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë:

Lexo edheKurti pas kalimit të Ligjit për Byronë e Pasurisë: Na vonuan për tre vjet e gjysmë, por s’na ndalin
Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dy herë u dërgua në Gjykatë Kushtetuese pasi kishte kaluar në Kuvendin e Republikës sonë. Të parën herë në shkurt 2023, të dytën në dhjetor 2024.
Sot, kaloi edhe njëherë në lexim të dytë në Kuvend për çka i falënderoj deputetët për votimin e këtij ligji. Na vonuan për më shumë se tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin në synimin tonë të drejtë e të shumëpritur që pasurimi në Republikën tonë të jetë i drejtë, i pastër dhe në përputhje me të hyrat