Shiroka Pula priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves
dp

Lexo edheKurti emëron një zëvëndësministër të ri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili e uroi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.
Presidentja Shiroka Pula e falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në siguri, mbrojtje dhe zhvillim ekonomik, si dhe për proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

Lexo edheKurti emëron një zëvëndësministër të ri
Presidentja Shiroka Pula ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e saj në sigurinë, zhvillimin dhe avancimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.