Burim Ramadani në krye të Komisionit Hetimor për rastin Arlinda Zekaj, Aleanca kërkon llogaridhënie pa kompromis
dp

Lexo edheProtestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Aleanca ka njoftuar se nënkryetari i saj dhe deputeti, Burim Ramadani, është emëruar kryesues i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Sipas njoftimit të Aleancës, themelimi i këtij komisioni është mbështetur nga 90 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ka mandat gjashtëmujor për të hetuar veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse në këtë rast.
Komisioni do të trajtojë gjithashtu çështjen e reagimit institucional ndaj dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.

Lexo edheProtestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë
Aleanca ka theksuar se do të angazhohet për zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe për vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që mund të kenë dështuar në përmbushjen e detyrave institucionale.
“Për ne, llogaridhënia institucionale është jetike dhe asnjë dështim në mbrojtjen e jetës së qytetarëve tanë nuk do të tolerohet apo të kalohet në heshtje”, thuhet në njoftimin e Aleancës.