Kurti merret me zgjedhjet lokale në Vushtrri- A ia përshtati orën e seancës Dehari liderit të partisë?
dp

Lexo edhePresidenti Ademi takohet me legjendën e futbollit botëror, Luis Figo

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, pas dështimit të sotëm në orën 11:00, ka ftuar një seancë tjetër për sonte në orën 22:00.
Duket që arsyeja për lënien e kësaj seance kaq vonë, është aktiviteti i kryetarit të tij, Albin Kurti, të cilit Dehari për më shumë se 50 seanca i është bindur me saktësi për atë se si duhet ta drejtojë seancën.
Kurti para pak minutash në faqen e tij në ‘facebook’ ka njoftuar për takimin me strukturat në Vushtrri, ku edhe kanë caktuar zyrtarisht kandidatin për kryetar të kësaj komune për zgjedhjet lokale të vjeshtës.

Lexo edhePresidenti Ademi takohet me legjendën e futbollit botëror, Luis Figo
“Dr. Sylejman Meholli e përfaqëson Vushtrrinë në VETËVENDOSJE! dhe VETËVENDOSJE!-n në Vushtrri. Me mbështetjen e qytetarëve dhe me besimin tonë në fitore, ai është kandidati ynë për kryetar të komunës në zgjedhjet e tetorit”, ka shkruar Kurti në profilin e tij.