Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeKurti: Marrëveshje me Serbinë është çelësi, por këto janë 3 prioritetet e...

Kurti: Marrëveshje me Serbinë është çelësi, por këto janë 3 prioritetet e qeverisë time

Të ngjajshme

Aksident me 4 të plagosur në Librazhd-Qafë Thanë

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Nga fiskalizimi tek urat: Vendimet e Qeverisë në detyrë...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si rrallëherë tani është pro-bisedimeve me shtetin e Serbisë për të arritur marrëveshjen përfundimtare të negociuar nga BE’ja dhe SHBA’ja, shkruan Gazeta Metro.

Kurti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka folur për gatishmërinë e tij për përfshirje në dialogun me Serbinë, si dhe për përfshirjen e SHBA në këtë proces përmes emisarit special të presidentit Trump, ambasadorit Richard Grenell.

“Ambasadori amerikan në Berlin, beson që për investime ekonomike në rajon, marrëveshja është çelësi. Unë nuk e mohoj që një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do t’i ndihmonte perspektivës së zhvillimit ekonomik të rajonit, por si kryeministër i Republikës së Kosovës, si fitues i zgjedhjeve, që ka garuar me një program të fuqishëm ekonomik, besoj që këtu nuk duhet neglizhuar tre faktorë të rëndësishëm.

I pari është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë që krijon besueshmëri për investitorët.

I dyti është luftimi i varfërisë së popullsisë, në mënyrë që të ngrihet kërkesa agregate për mallrat dhe gjithashtu mendoj se e treta është jo më pak e rëndësishme – qasja sa më e lehtë në financa, pra në një lloj të kapitalit fillestar për ndërmarrësinë ekonomike”, tha Kurti.

Kurti po thotë se ambasadorit Grenell i ka dhënë energji të re procesit të dialogut me Serbinë.

“Kemi shprehje të interesit në disa fusha për marrëveshje siç është ajo e fluturimeve dhe e hekurudhës. Tash, unë, në parim, do të udhëhiqem prej Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të saj, në njërën anë, dhe prej parimit të reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, në anën tjetër. Besoj se angazhimi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Berlin, i ka dhënë energji të re procesit”, tha Kurti./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit