back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaLajmeKurti: Kur vie në pyetje sovraniteti i Kosovës s’mund të lëshojmë pe,...

Kurti: Kur vie në pyetje sovraniteti i Kosovës s’mund të lëshojmë pe, brengosemi që krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht në Hagë

Të ngjajshme

Endrit Thaçi publikon foto me Yll Limanin e Taulant Ballën

Me fillim nga ora 14:00, në Prishtinë do të...

Tahiri: Shumë breza lirinë e paguan me gjak

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, në...

Një orë para nisjes, presidentja Osmani i jep mbështetje të fuqishme protestës për çlirimtarët

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani  në ceremoninë e parakalimit...

Ambasadori britanik uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, përmend kontributin e Thaçit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves,...

Në seancën solemne të 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i vendit Albin Kurti deklaroi se kur vjen puna tek sovraniteti Kosova nuk mund të lëshojë pe.

Kurt në fjalimin e tij nuk la pa përmendur edhe krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.

Ai deklaroi se përkulemi me nderim përpara dëshmorëve të vendit.

“Dita e sotme është ditë përkujtimi për ata që flijuan gjithçka për lirinë e Kosovës, për aktivistet që u aktivizuan për jetësimin e Republikës, që ndoshta s’kanë pasur të gjithë të njëjtin vizion se si do të ishte Republika por kishin të njëjtën dëshirë për liri.Republika në radhë të parë është institucion i lirisë e shprehje i sovranitetit e mjet për zhvillim.Kur vjen në pyetje Republika e sovraniteti ne nuk mund të lëshojmë pe, sepse nuk bëjmë dot kompromis me lirinë dhe zhvillimin.Ne i kujtojmë vizionet e parealizuara të aktivistëve e të luftëtareve që e kanë dëshiruar Republikën sepse pa sakrificën e tyre s’do ta kishim shtetin tonë e ato na orientojnë për ta forcuar edhe më shumë atë. Kujtojmë qendrën paqësorë të viteve 1990 dhe UÇK-në”,tha ai, shkruan lajmi.net.

“Përkulemi me nderim përpara dëshmorëve e përpiqemi që ta ruajmë e lartësojmë vendin edhe në emrin e tyre. Kujtojmë datën e shpalljes së Republikës e brengosemi që krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht sepse ata guxuan të marrin armët për liri kundër shtypjes një shekullore . Akuzat e ZPS-së për krime kundër njerëzimit nuk qëndrojnë dhe ato nuk marrin kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare, së cilës ia detyrojmë lirinë e sotme.Krimet kundër njerëzimit ndaj popullatës shqiptare ka kryer Serbia e Millosheviqit, kërcënim për përsëritjen e tyre është sot Serbia e Vuçiqit. Barazia e ish-krerëve të UÇK-së dhe një shteti gjenocidal është i paqëndrueshëm dhe i papranueshëm për ne”,tha Kurti.

Ai po ashtu deklaroi se “Republika nuk lëshon pe kur është në pyetje sovranitetit, integriteti e territori jonë e demokracia popullore. Demokracia është shprehje e sovranitetit të Kosovës.”./Lajmi.net/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz