BallinaLajmeLajmet e FunditKurti, Jashari e Maqedonci shohin ushtrimet e ‘‘Defender Europe 25’’: FSK po...

Kurti, Jashari e Maqedonci shohin ushtrimet e ‘‘Defender Europe 25’’: FSK po dëshmon aftësitë me ushtritë e NATO-s

Të ngjajshme

Vendi në zgjedhje, Kurti emëron  Zëvendësministrin e radhës

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka emëruar Agon Batushën,...

Fisnik Asllani në formacionin e sezonit të Bundesligës në EA Sports

Fisnik Asllami është pjesë e formacionit më të mirë...

Kurti emëron Ali Dulën zëvendësministër të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Ali Dulën,...

“Njihni Kosovën si Serbi”, kërcënimi për bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimin ndaj rusit

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, sot gjatë ditës së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe me ministrin e Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, kanë vizituar zonat ku po mbahen ushtrimet për ‘‘Defender Europe 25’’.

Ata kanë vizituar komandën e divizionit 28 të këmbësorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkura të Amerikës e cila, siç ka shkruar Kurti, drejton me të gjitha brigadat shumëkombëshe në regjionin e Europës Juglindore.

Kurti ka shkruar edhe se ushtria e vendit po dëshmon çdo ditë aftësitë ndërvepruese me ushtritë e vendeve të NATO-së.

Postimi:

Ushtria jonë çdo ditë po dëshmon aftësitë ndërvepruese me ushtritë e vendeve të NATO-së.

Ushtrimi Defender Europe 25 është duke u zhvilluar me sukses të plotë në Republikën e Kosovës. Për të parë nga afër, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituam komandën e divizionit 28 të këmbësorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkura të Amerikës e cila drejton me të gjitha brigadat shumëkombëshe në regjionin e Europës Juglindore.

Më pas vazhduam në Devë për të vizituar Forcën për Detyrë, një batalion ky shumëkombësh i drejtuar nga regjimenti i dytë i këmbësorisë së FSK-së. Në fund vizituam poligonin për qitje me armë të lehta, poligon ky i cili ka ardhur si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ushtrinë e Kosovës.

Sot po ashtu patëm rastin të shohim investimet infrastrukturore që jemi duke i bërë në zonën kryesore të trajnimit në Babaj të Bokës. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz