BallinaLajmeKurti: FER-i’2 edhe më keq se FER-i’1, këto janë rezultatet e sondazheve!

Kurti: FER-i’2 edhe më keq se FER-i’1, këto janë rezultatet e sondazheve!

Të ngjajshme

Nisin përgatitjet për Turqinë, Kosova stërviten në ”Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer në shtëpi, pas fitores...

U kontrabandua nga Serbia, Dogana zbulon 1000 litra etanol në Prizren

Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitë antikontrabandë kanë...

Si e çmontoi Friedrich Nietzsche moralin në “Gjenealogjinë e Moralitetit”

Si e analizoi Friedrich Nietzsche origjinën e moralit në...

Osmani: Izbica është kujtesë që nuk guxon të zbehet, thirrje që drejtësia të mos vonojë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar...

Lideri i Lëvizjes Vetëvndosje, Albin Kurti vazhdon të këmbëngulë në atë se nuk ka pasur ndarje në partinë e tij, me largimin e dhjetëra anëtarëve të saj të cilët tashmë kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Socialdemokrate të Kosovës PSDK, që udhëheqet nga Kaqusha Jashari.

Kurti, tha se të dorëhequrit nga VV-ja kanë bërë gabim që janë larguar dhe disa prej tyre sipas tij tanimë e kanë kuptuar një gjë të tillë.

“Është e vërtetë që 12 deputetë e kanë braktisur grupin tonë parlamentarë, por nuk ka ndarje. Ata në zgjedhje parlamentare u votuan në emër të Vetëvendosjes. Unë besoj shumë që ata kanë gabuar e disa prej tyre e kanë kuptuar këtë. Megjitahtë Vetëvendosje, nuk mban inatë”, u shpreh ai në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës.

Sipas tij, në matjet e fundit që janë bërë të opinonit publik tani Grupi i Deputetëve të Pavarur është më keq se sa kishte qenë partia FER që udhëheqej nga shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu.

“Ne kemi marrur informacione rreth disa matjeve që janë bërë. Tani ky grup janë më keq se partia FER1, pra tani FER2 ka rreth 1.8% në një sondazh ndërsa në një sondazh tjetër ka 2%, më pak se sa FER1 që kishte rreth 2.7% të mbështetjes”, ka thënë Kurti, njofton GazetaBlic.com

Çarjet në Vetëvendosje, kanë nisur në fund të vitit të kaluar pas publikimit të një bisede virtuale ndërmjet zyrtarëve të VV-së, ku është ofenduar lideri i kësaj partie Albin Kurti. /Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz