Kurti e uron Memli Krasniqin, i ofron bashkëpunim për temat me interes nacional
BILLI

Lexo edhePjesëtari i FSK-së rrahet në një restorant të muzikës: “Nuk i njoh personat që më kanë goditur, kam qenë nën ndikimin e alkoolit”

Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kreu i VV’së, Albin Kurti, e ka uruar kreun e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Postimi i plotë i Kurtit në Facebook”
I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi.
Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.

Lexo edhePjesëtari i FSK-së rrahet në një restorant të muzikës: “Nuk i njoh personat që më kanë goditur, kam qenë nën ndikimin e alkoolit”
Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.
Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili.