back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeKurti arsyeton shtrenjtimin e rrymës, thotë se nuk do të ketë dallim...

Kurti arsyeton shtrenjtimin e rrymës, thotë se nuk do të ketë dallim të madh në faturë

Të ngjajshme

Shkatërrohen 12,597 bimë kanabis në Malësi të Madhe, 14 të arrestuar

Mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga...

Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut themeli i Republikës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 35-vjetorit...

Nga sot do të hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike të cilat u miratuan të martën në mbledhjen e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti referuar tarifave të reja ka thënë se me vendimin e ZRRE-së është zhvendosur pragu i bllok tarifës.

Kuti ka thënë se gjatë muajve të dimrit, 70.4 përqind e familjeve nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë ose do të preken minimalisht, shkruan Reporteri.net.

“Me këtë vendim është zhvendosur pragu i bllok tarifës. Shumën fillestare prej 75 milionë euro e kemi ngritur në 100 milion, besoj se kjo shumë e ka zvogëluar tarifën.Për konsumin deri në 800 kilovat nuk ka rritje të çmimit të energjisë. Për konsum 850 orë dallimi mes faturës së vjetër deri te ajo e re do të jetë minimale, një rritje deri në 5 përqind.

Nëse një familje shpenzon 850kWh, me raport 60-40 të tarifës së lartë dhe të ulët, dallimi mes dy faturave do të jetë rreth 2 euro e gjysmë, nga 49.6 në të vjetrën në 52 në të renë.

Në rast të konsumit deri në 1000 mijë kilovat orë dallimi do të jetë 17 përqind.

Gjatë muajit të ftohtë 70.4 e familjeve nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë ose do të preken minimalisht”, u shpreh Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale energjinë elektrike dhe të tregojnë solidaritet shoqëror për ta tejkaluar këtë krizë.

Në kriza energjetike nuk ka zgjidhje ideale, duhet të synohet një mënyrë për tejkalim sa më të shpejtë të krizës. Kur kërkohet të mos ketë rritje në një kohë kur shpenzojmë më shumë se kërkojë është që ose shteti të subvencionojë energjinë ose kriza mrekullisht të zhduket. Ne iu bëjmë thirrje qytetarëve për racionalizim të energjisë elektrike. Sa më shumë së kurset aq më e vogël është nevoja për import. Së bashku e solidar do ta tejkalojmë edhe këtë krizë”, u shpreh kryeministri Kurti. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz