back to top
Tuesday, February 24, 2026
BallinaLajme“Kur zoti i shtëpisë nuk do, çfarë të bëjmë ne”, Gucati për...

“Kur zoti i shtëpisë nuk do, çfarë të bëjmë ne”, Gucati për Kurtin

Të ngjajshme

Katër vjet luftë në Ukrainë, Zelensky zbulon pamje nga bunkeri i tij

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një videomesazh që...

Ursula von der Leyen në Kiev për herë të 10-të që nga fillimi i luftës: Nuk do të tërhiqemi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi...

Serwer: Dhomat e Specializuara në Hagë ishin gabim i madh, po rrezikojnë diskreditimin e gjyqit

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, e ka...

Para dhe stoli ari vidhen nga një shtëpi në Dubravë të Kaçanikut

Një vjedhje e rëndë ndodhi mbrëmë në fshatin Dubravë...

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka folur për Këshillin Shtetëror, këshill nga i cili veteranët e luftës mbetën jashtë, teksa siç thonë nga organizata, ata u detyruan të themelojnë një paralel.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Gucati tha se si OVL UÇK janë të gatshëm për bisedime, por shtoi se Ministria e Mbrojtjes, njëkohësisht, siç tha edhe ai, Qeveria, nuk duan të ulen bashkë me veteranët në një tryezë.

“Nuk po gjejmë gjuhë të përbashkët. Kjo është arsyeja pse nuk i shkojmë në këshill organizativ. Kush më shumë se ne nuk e do lirinë. Epopeja e UÇK-së është e të gjithë qytetarëve të Kosovës, andaj dhe kemi themeluar një këshill organizativ”, tha Gucati.

Ai shtoi se kryeministri Albin Kurti nuk i ka kthyer përgjigje atij.

“Kur zoti i shtëpisë nuk do, çfarë të bëjmë ne?”, tha Gucati.

Sa i përket ftesës së Ministrisë së Mbrojtjes karshi OVL UÇK-së, Gucati tha se ministri Ejup Maqedonci i ka injoruar në total.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz