back to top
Monday, November 10, 2025
BallinaLajmeKur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve për Kuvende Komunale dhe shpallja...

Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve për Kuvende Komunale dhe shpallja e rezultateve përfundimtare të balotazhit? – KQZ jep detaje

Të ngjajshme

Storm, vajza e Kyliet e Scott rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj!

Vajza e Travis Scott, Stormi, po pushton skenën! Gjatë një...

Ndalohet një person në Gjilan për shitblerje të narkotikëve

Një person është ndaluar në Gjilan, për veprën penale “Blerja,...

Kreu i AAK-së uron 250-vjetorin e Marinsave Amerikanë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi sot në një konferencë për media është pyetur se kur pritet të bëhet certifikimi i zgjedhjeve për Kuvende Komunale që janë mbajtur më 12 tetor.

Ai ka thënë se pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të këtyre zgjedhjeve me 3 nëntor, ka filluar e drejta e kandidatëve për të paraqitur ankesat e tyre në PZAP, shkruan lajmi.net.

“Sipas informacioneve që kemi, janë një numër i konsiderueshëm i ankesave të paraqitura në PZAP, dhe për të ardhur deri te certifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvende Komunale, KQZ do të pres përfundimin apo shqyrtimin e këtyre ankesave në PZAP dhe pastaj nëse eventualisht palët do të vazhdojnë ankimimin në Gjykatën Supreme, sepse nëse nuk pajtohet me vendimin e PZAP-ës, është e drejta për të vazhduar ankesën në Gjykatën Supreme. Do të presim që të përfundoj vendimmarrja në PZAP, e pastaj eventualisht në Gjykatën Supreme për të vazhduar me certifikimin e rezultatit të kandidatëve që janë në garë për Kuvende Komunale”, ka thënë Elezi.

Në lidhje me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për raundin e dytë për kryetarë të Komunave që janë mbajtur dje, Elezi ka thënë se do të bëhet pasi të verifikohen rezultatet në 18 Qendrat Komunal të Numërimit, pasi të bëhet numërimi i votave me kusht, i votave të personave me nevoja të veçanta dhe i atyre nga votimi jashtë Kosovës.

“Kur të përmbyllen të gjitha këto procese, KQZ mund të shpall rezultatin përfundimtar. Sipas planifikimeve, shpresojmë që më së largu brenda një jave apo 10 dite, KQZ të mund të shpall rezultatin përfundimtar të komunave”, ka thënë Elezi.

Në lidhje me procesin e verifikimit të rezultateve në QKN, Elezi ka thënë se në 18 sosh ka filluar ky proces dhe se gjithçka po shkon mirë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz