Ndërsa po shënohen dhe festat e nëntorit, në mediat online, po qarkullojnë video emocionuese të dy vëllëzëerve të njohur tashmë në Kosovë.
Arbnor dhe Astrit Dehari, janë të dy ata të cilët figurojnë në videon teksa dëgjohen duke i kënduar flamurit në një organizimi të bërë nga Diaspora Shqiptare gjatë vitit 1998-të, transmeton Klan Kosova.
Ky organizim sipas videos në Magazina, besohet se u realizua në Zvicer, vend në të cilin për kohë të gjatë kishte jetuar dhe vepruar familja Dehari.
Që të dy vëllëzërit, Dehari, Arbnori dhe Astriti nuk jetojnë më.
Arbnori kishte bërë vetëvrasje para disa vitesh në Prishtinë, ndërsa Astriti ishte gjetur i vdekur në dhomën e tij të burgut në qëndren e paraburgimit në Prizren, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, ndonëse nuk janë të gjallë, është vajza e vogël e Astrit Deharit, Asra, e cila u ka uruar të gjithëve festën e 28 Nëntorit përmes një fotografie të bukur.