back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKundërshtohet nisma e Ministrisë për privatizimin e Njësisë së patentë shoferëve

Kundërshtohet nisma e Ministrisë për privatizimin e Njësisë së patentë shoferëve

Të ngjajshme

​Raporti i IKD-së: Anëtarët e Qeverisë Kurti ushtruan kundërligjshëm dy pozita

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin mbi...

Heshtje totale nga Rusia për dronët që shkelën hapësirën ajrore të Polonisë

Deri tani ka pasur heshtje totale nga zyrtarët rusë,...

Banda e Radoiçiqit terrorizoi stadiumin në ndeshjen me Anglinë, shumica të kërkuar për Banjskën

Pesë pjesëtarë të bandës së kryeterroristit Milan Radoiçiq janë...

Çfarë ndodhi në Poloni?

– Gjatë natës, një “numër i madh” dronësh rusë...

Iniciativa e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për të privatizuar Njësinë e patentë shoferëve po konsiderohet e papranueshme nga drejtuesit e Shoqatës së Autoshkollave “Dardania” në Prishtinë.

Kryetari i kësaj shoqate, Afrim Islami, ka thënë se nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë brenda një viti do të mbyllen të gjitha autoshkollat, pasi ai dyshon se e njëjta kompani do të hapë edhe autoshkollën e saj.

“Probleme ne kemi pasur vazhdimisht, edhe kemi bërë kërkesa vazhdimisht. Kurrë zani ynë nuk është dëgjuar. Së pari ne kemi kërkuar të rregullohet çështja e provimeve. Menaxhimi në Njësinë e patentë shoferëve është në gjendje katastrofale. Këta duhet me dhanë përgjegjësi për këtë”, është shprehur Afrim Islami, raporton KOHA.

Kryetari i Shoqatës së Autoshkollave “Dardania” në Prishtinë thotë se çdoherë ligji është bërë vetëm për interesa personale të disa individëve.

“Edhe para pandemisë ka pasur vonesa në hyrjen e provimeve. Kandidati e ka paraqitur më 13.03.2020 e ia kanë caktuar provimin më 06.08.2020. Katër muaj ditë ka pritur kandidati për një provim. Pas katër muajsh nuk e di kandidati ku mundet me qenë, mundet me qenë në studime diku, a në provime, mund të shkojë diku. Edhe pas katër muajsh ndodh që nuk mbahet provimi hiç, se është mungesë e ekzaminerëve”, ka deklaruar Islami. “Aty është tu u bë luftë shumë e madhe në lidhje me ekzaminerë. A në fletëpagesë i shënon çdo kandidat që e paraqet provimin, pas 48 orësh ka të drejtë të testohet. Asnjëherë nuk përfillet ajo. Këta janë tu u marrë me privatizim (e Njësisë së patentë shoferëve v.j.), janë tu e ba ligjin për privatizim. Ishte një grup punues aty, në vend se me u marrë me këtë çështje (licensimin e ekzaminerëve që me u mbajt provimet)”.

Ai thotë se i di edhe emrat të cilët do ta marrin në menaxhim nëse kjo njësi privatizohet, por tash për tash nuk ka dashur t’i zbulojë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz