BallinaRegjionaleDrenasKundër kishës së shkive, por jo kundër kishës se Serbeve

Kundër kishës së shkive, por jo kundër kishës se Serbeve

Të ngjajshme

Një tjetër yll i Cityt i është ofruar Interit

Sipas raportimeve në Itali, mbrojtësi i Manchester Cityt, Nathan...

Pas lajmeve për shëndetin, Netanyahu poston video nga palestra duke u stërvitur

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj deklaratave të ish-kryeministrit Naftali Bennett...

Arifi për rikthimin e Osmanit në LDK: Strategji e Abdixhikut për rritjen e votave

Ish-ambasadori, Avni Arifi, vlerëson se brenda Lidhjes Demokratike të...

Aksident i rëndë në Shkodër, këmbësori përplaset për vdekje nga kamioni

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar...

Unë si prijës fetar asnjëherë nuk kam qenë dhe as nuk jam kundër asnjë objekti fetarë. Objektet fetare janë vende qe ndërtohen për nevojat shpirtërore të njerëzve. Mirëpo ne shumë raste ato edhe përdoren për interesa të ndryshme siç po jemi dëshmitarë ne trojet tona. Për këtë arsye edhe e bëra ndarjen ndërmjet Kishës se Shkive dhe Serbeve. Ngase Serbet janë pjese e shtetit te ri te Kosovës dhe si te tille e gëzojnë çdo te drejtë si qytetare i saj.

Mirëpo ato kisha te cilët nuk simbolizojnë çështje shpirtërore nuk mund të jenë kisha te qytetarëve te Kosovës. Ngase pikërisht këto kisha ishin vende tmerre për popullin e këtij vendi. Kisha ne oborrin e UP’së nuk mund të jetë objekt i besimtarëve Serb kur dihet se ajo është ndërtuar nga një regjim kriminelesh. Si mund te jetë objekt fetar një kishë ne inaugurimin e të cilës kishte marrë pjese një kriminel si Arkani? Si mund ta durojmë një objekt i cili e kujton regjimin e një kasapi si Millosheviçi?

Ndërsa sa i përket tolerancës fetare në emër të së cilës bëhen shume lojëra mund te ju tregoj një fakt shumë interesant. Gjatë luftës kam qenë në fshati time Likoc ku ka qen Shtabin e UÇK’së dhe është interesante se Manastiri i Deviçit te Llaushes ka qenë nën kontrollin e zonës ku kontrollonte UÇK-ja mirëpo asnjëherë nuk është prekur nga askush. Kjo tregon edhe edukatën dhe respektin qe kemi kultivuar ndaj besimit të tjetrit.

Pavarësisht përzierjes se shumë kishave dhe priftërinjve serb ne luftën ndaj civileve te pafajshëm unë mendoj se kisha e secilit besim duhet respektuar. Ndërsa ata që janë përfshirë ne krime duhet dënuar.

Opinion nga: Osman Musliu, hoxhë në Drenas

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz