BallinaSportKukësi mëson kundërshtarin në Ligën e Evropës

Kukësi mëson kundërshtarin në Ligën e Evropës

Të ngjajshme

Bajrami akuzon qeverinë: Po mashtron qytetarët me çmimet e naftës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në...

“Mungon edhe VV-ja, edhe Lista Serbe”, Gola ia ndal mikrofonin Rrahmanit

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka thënë se Lëvizja...

Quni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton...
Tashmë është konfirmuar edhe kundërshtari i Kukësit, në turin e tretë të Europa Leagues.

Verilindorët, pasi u eliminuan nga Champions, tashmë do të provojnë forcat në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian, përballë gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisi.

Skuadra e Torpedos, fitoi të dyja takimet përballë ekipit nga Ishujt Faroe, Vikingur. Sfida e parë u mbyll me rezultatin 3-0, ndërsa fitore shënuan edhe në ndeshjen e dytë, me shifrat 0-4.

Kukësi do të luajë më 9 gusht takimin e parë ndaj Torpedo Kutaisit në shtëpi në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa atë të kthimit një javë më pas, në datën 16 gusht.

Në Superligën vendëse të formuar në vitet ’90 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Torpedo ka fituar katër herë titullin kampion në Gjeorgji. Gjithashtu është fitues i tri Kupave dhe një Superkupe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz