BallinaLajmeKujdes kalimin në autostradën “Arbën Xhaferi”, Policia po shpërndanë tiketa

Kujdes kalimin në autostradën “Arbën Xhaferi”, Policia po shpërndanë tiketa

Të ngjajshme

QAK vërshohet nga veturat me xhama të errësuar (Video)

Qendra e Automjeteve të Kosovës (QAK) sot është vërshuar...

Shkatërrohet laboratori i drogës në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se në...

Shqipërisë i ik një talent nga duart, vendos të luajë për Hungarinë

Shqipëria edhe zyrtarisht do të humbasë një nga talentët...

Fillon seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Ka nisur seanca në themel për kryetarin e bashkisë...

Ku i morën mbi gjysmë milioni Bujari, Gadafi dhe Arapi?

Janë bërë bashkë për një projekt muzikor. Bujari, Gadafi dhe...

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, ka hartuar dhe ka zbatuar një plan operativ.

Disa pjesëmarrës në trafik, në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, konkretisht në urën mbi lumin Lepenc, për kuriozitet dhe për shkak të bukurive që ofron kjo urë, ndalojnë me automjetet e tyre në shiritat emergjentë dhe zbresin nga automjetet ku në shumë raste bëjnë edhe fotografime të ndryshme e kjo është bërë edhe në grupe, me çka është rrezikuar siguria e tyre dhe e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

 

 

Policia me qëllim të shtimit të sigurisë në autostradë, gjatë tri javëve të shkuara ka shqiptuar gjithsejtë 33 tiketa në këtë lokacion:

28 tiketa ndaj shoferëve për ndalje në autostradë,
5 tiketa për lëvizjen e këmbësorëve në autostradë.

Policia e Kosovës, apelon dhe kërkon nga qytetarët në përgjithësi dhe drejtuesit e automjeteve në veçanti, që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me theks të veçantë të mos bëjnë shkelje të rregullave të qarkullimit në autostradë sepse po rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve. Policia do të ndëshkojë të gjithë ata që bëjnë shkelje të tilla.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz