Kurti pas nderimeve shtetërore për Mlladiqin: Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme – Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të ish-komandantit të forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, duke e kritikuar ashpër Serbinë për mënyrën se si e ka përcjellë atë.
Në një postim në Facebook, Kurti ka krahasuar mënyrën se si në Kosovë janë shënuar ditët e fundit disa prej ngjarjeve të rëndësishme historike dhe kombëtare, me ceremoninë shtetërore të organizuar në Serbi për Mlladiqin.
Ai ka përmendur 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, 29-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, si dhe përvjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut.
Në anën tjetër, Kurti ka thënë se Serbia fundjavën e ka kaluar duke u përgatitur për ceremoninë e varrimit të Mlladiqit, të cilin e ka cilësuar si përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë, ku në korrik të vitit 1995 u vranë mijëra boshnjakë.
“Gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dëshmuar nga varrezat masive, identifikimet forenzike të mijëra viktimave, dëshmitë e të mbijetuarve dhe dokumentimi i hollësishëm i operacionit të vrasjes dhe fshehjes së trupave, jo interpretim historik apo akuzë politike”, ka shkruar Kurti.
Ai ka kritikuar institucionet serbe për ceremoninë e organizuar për Mlladiqin, duke thënë se shteti që për vite nuk e kishte dorëzuar atë para drejtësisë, tash e ka përcjellë me nderime shtetërore.
“Shteti që për vite nuk e dorëzoi te drejtësia, dje e solli kufomën e tij me aeroplan qeveritar, e mbështolli me flamur dhe e përcolli me ushtri, ministra, klerikë të lartë e orkestër. Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, ka deklaruar Kurti.

Lexo edhePas 27 vitesh, Trepça rikthen në menaxhim një lokal në Mitrovicën e Veriut
Duke iu referuar ceremonisë fetare të udhëhequr nga Patriarku serb Porfirije, Kurti ka thënë se Serbia po e shndërron mohimin e gjenocidit në një formë glorifikimi shtetëror.
“Me shërbimin e përlotur fetar të djeshëm të Patriarkut Porfirije te kufoma e Ratko Mlladiqit, Serbia po konfirmohet si teokraci militariste”, ka shkruar ai.
Në fund të reagimit, Kurti ka theksuar se pas ceremonisë së varrimit të Mlladiqit, sipas tij, nuk mund të flitet më vetëm për mohim të gjenocidit.
“Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit.”, ka përfunduar Kurti. /Lajmi.net/