back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKufizimet procedurale, OVL-UÇK thotë se ky është sulm i strukturuar ndaj së...

Kufizimet procedurale, OVL-UÇK thotë se ky është sulm i strukturuar ndaj së vërtetës për luftën çlirimtare

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Përmes një komunikate për media, Organizatat e dala nga lufta, OVL – UÇK kanë reaguar lidhur me kufizimet procedurale ndaj mbrojtjes së të akuzuarve në Gjykatën Speciale.

Nga OVL e UÇK-së thanë se reagojnë me shqetësim të thellë ndaj vendimeve të fundit të trupit gjykues në Hagë, të cilat sipas tyre cenojnë thellësisht të drejtën për një mbrojtje të barabartë dhe të drejtë.

“Sipas avokatëve mbrojtës, koha për përgatitje të mbrojtjes është shkurtuar në mënyrë drastike, pa paralajmërim dhe pa dëgjuar parashtrimet e mbrojtjes, ndërkohë që Prokuroria ka pasur në dispozicion 10 vjet për t’u përgatitur, avokatëve të të akuzuarve u janë dhënë vetëm 4 javë. Ky disproporcion tronditës rrënon çdo parim të drejtësisë së balancuar”, shkruhet ndër tjerash në reagimin e tyre.

Ata ritheksuan se ky nuk është më një proces i drejtësisë ndërkombëtare, por një sulm i strukturuar procedural ndaj së vërtetës për luftën çlirimtare.

Poashtu, OVL e UÇK-së, ka ftuar institucionet ndërkombëtare ta rikthejnë barazinë procedurale dhe respektimin të drejtave themelore të mbrojtjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz