back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditÇitaku pas kërkesës së Osmanit drejtuar Kushtetueses- Çdo iniciativë që qon në...

Çitaku pas kërkesës së Osmanit drejtuar Kushtetueses- Çdo iniciativë që qon në zhbllokimin e situatës, e mirëseardhur

Të ngjajshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar shqyrtimin e një konflikti kompetencash kushtetuese që sipas saj është krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Përmes një konference për media Osmani theksoi se ka vepruar në përmbushje të detyrës së saj kushtetuese për të mbrojtur funksionimin demokratik të institucioneve të vendit.

“Sot, në përmbushje të përgjegjësisë time kushtetuese për të garantuar funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve të vendit, kam paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuara nga mungesa e konstituimit të Kuvendit të Kosovës,” deklaroi Osmani.

Në lidhje me kërkesën e Presidentes Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka folur Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së njëherësh deputete e këtij subjekti politik, Vlora Çitaku.

Çitaku tha se çdo hap dhe iniciativë që qon zhbllokimin e situatës së krijuar në Kuvend është e mirëseardhur.

“Çdo hap dhe iniciativë e cila shpie në zhbllokimin e situatës është e mirëseardhur” deklaroi Çitaku.

Ajo potencoi se ‘rendi kushtetues dhe demokracia në Kosovë po cënohet nga Albin Kurti’.

“Rendi kushtetues dhe demokracia në republiken tonë po cënohet nga Albin Kurti, dhe kjo situatë imponon angazhimin e institucioneve, si Presidentea ashtu edhe GJK” tha Çitaku në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

- Advertisement -

Të Fundit